Home ShowBiz Në një ceremoni të fshehtë, martohet aktori i njohur
Në një ceremoni të fshehtë, martohet aktori i njohur
0

Në një ceremoni të fshehtë, martohet aktori i njohur

0
0

Aktori i njohur Hollivudian, Jude Law i ka dhënë fund beqarisë dhe është martuar me partneren e tij Phillipa Coan, në një ceremoni intime në Londër të martën.

Aktori 46-vjeçar u martua me parteneren e tij psikologën 32-vjeçare Phillipa, në një ceremoni private, duke shmangur listën e gjatë të të ftuarve.

Nusja dukej shumë e thjeshtë me një fustan jo tradicional nuseje, pasi ishte i shkrutër, ndërkohë qe ekspozonte këmbët elegante.

Në dorë mbante një tufë me lule të ndryshme, ndërkohë që në kokë mbante një kapele, që e bënte shumë të fisme.

Aktori ruante të njëjtin stil të zakonshëm, ndërkohë që u fotografua me syze, dhe me një kapele.

Mediat fillimisht raportuan se Jude dhe Phillipa po planifikojnë një martesë në pranverë në Francë, ku pritet të merrnin pjesë edhe miqtë e tyre të Hollivudit.

https://www.instagram.com/p/Bw78EwGhSuM/

Link dhe burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bw78EwGhSuM/