Home ShowBiz Zbulohet lidhja e moderatorit të njohur me modelen 39 vite më të re
Zbulohet lidhja e moderatorit të njohur me modelen 39 vite më të re
0

Zbulohet lidhja e moderatorit të njohur me modelen 39 vite më të re

0
0

Prezantuesi i njohur Italian i emisionit “Striscia la Notizia”, Ezio Greggio, i lindur në vitin 1954, ka habitur fansat e tij, pasi ka zbuluar se është në një lidhje me balerinën 26-vjeçare, Romina Pierdomenico.

I pyetur për diferencën e moshës midis tyre, 65-vjeçari është përgjigjur me shaka:

“Është magjepsëse dhe ironike, më sjell gëzim. Ndihem si 35 vjeç, kështu që praktikisht jemi në një moshë të përafërt.”- u shpreh ai gjatë një interviste për Gente.

Ezio Greggio dhe Romina u njohën me njëri-tjetrin dy vite më parë, në studiot e Mediaset, atë kohë bukuroshja 26-vjeçare ishte imazhi i një kompanie bukurie, ndërkohë sot është balerinë në emisionin Colorado.

“Ajo nuk është thjesht një vajzë simpatike, ajo gjithashtu ka një koncept pozitiv të jetës. Qeshja për mua është e rëndësishme dhe ajo është shumë ironike, ajo më jep shumë gëzim “, tha moderatori i njohur i Striscia la Notizia.

Madje Romina e ka prezantuar moderatorin edhe me familjen e saj, pasi Krishtlindjet e kaluara i kaluan bashkë. Siç duket diferenca e moshës 39 vjet, duket se nuk është problem për çiftin e njohur tashmë.

https://www.instagram.com/p/BpjnjWLl29K/

Link: https://www.instagram.com/p/BpjnjWLl29K/

https://www.instagram.com/p/Bw1rcCLlymR/

https://www.instagram.com/p/Bw1rcCLlymR/

Link: https://www.vanityfair.it/people/italia/2019/04/30/ezio-greggio-baby-fidanzata-romina-pierdomenico-differenza-deta-notizie-foto-gossip

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwZN37Jg9G4/