Home ShowBiz E kritikuan për historinë e Xheison Baftit, Alketa Vejsiu ua “mbyll” gojën të gjithëve
E kritikuan për historinë e Xheison Baftit, Alketa Vejsiu ua “mbyll” gojën të gjithëve
0

E kritikuan për historinë e Xheison Baftit, Alketa Vejsiu ua “mbyll” gojën të gjithëve

0
0

Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu, ditët e fundit ka qenë në qendër të mediave dhe rrjeteve sociale, për shkak të debatit të madh që është hapur në lidhje me historinë e Xheison Baftit.

Me nismën e mirë për të ndihmuar vogëlushin Xheison Bafti, Alketa nëpërmjet një videoje tregoi kushtet e vështira në të cilat rritej vogëlushi dhe i kërkoi të gjithëve që të kontribuonin sa do pak që atij t’i ndërtohej një shtëpi.

Por lidhur më këtë nismë, pati shumë reagime në rrjetet sociale, të cilët e kryqëzuan publikisht moderatoren e njohur.

Lidhur më këto deklarata, Alketa ka vendosur që të reagojë me pak fjalë, ndërkohë që shkruan se e mira do të triumfojë gjithmonë.

“E mira fiton gjithmonë! Në këtë vend s’ka dyshim, ka shumë më shumë njerëz seç mendojmë të gjithë ne! Faleminderit! Zoti ju bekoftë”, ka shkruar Alketa pranë fotos duke nënkuptuar që kjo është një përgjigje të gjithë ata që e kritikojnë.

https://www.instagram.com/p/Bw_gOnsB-G8/

Link dhe Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bw_gOnsB-G8/