Home ShowBiz “Nuk është i imi!” Ronela Hajati flet sërish për lidhjen me Zerkën
“Nuk është i imi!” Ronela Hajati flet sërish për lidhjen me Zerkën
0

“Nuk është i imi!” Ronela Hajati flet sërish për lidhjen me Zerkën

0
0

Prej kohësh është përfolur në mediat rozë për një lidhje midis këngëtares Ronela Hajati dhe këngëtarit Young Zerka, por asnjë nga të dy personazhet publike nuk e ka konfirmuar.

E ftuar ditën e sotme në emisionin “Trokit”, në In Tv, Ronela është pyetur për të disatën herë për lidhjen me Zerkën.

“Të jetë për mua nuk flitet fare. Ne jemi mësuar që themi nëpër intervista jeta private është e shenjtë apo… ‘s’kemi asnjëri’. Tani… të lutem, nuk ka shanse të thuash nuk jam me asnjëri apo nuk kam gjë. Unë? Kam kohë për ato punë (qesh).”- u shpreh Ronela

Ermali i përmendi edhe disa raste të ngjashme nga shoëbizz-i kur këngëtarët kanë mohuar lidhjet dhe në fund kanë bërë të kundërtën.

Megjithatë nga biseda kuptuam se dyshja nuk është më bashkë:

Ermali: Thuaje troç: I imi është dhe kjo punë ka marrë fund!

Ronela: Po nuk është i mi!

Ermali: Ja filloi tani saga!

Ronela: Kam kohë unë për ato punë!

Ermali: E konkludojmë me një foto tuajën me puthje!

Ronela: Po, llapën shtizë deri në mushkëri!

Më tej moderatori e mbylli diskutimin me fjalët se dyshja nuk është më bashkë dhe Ronela nuk kundërshtoi aspak!

Link dhe Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=gpMmjZw3jGc