Ditën e sotme moderatorja shumë e dashur për publikun Arbana Osmani feston ditëlindjen, dhe të shumta kanë qenë personazhet publike që e kanë uruar.
Por kjo ditë është e veçantë dhe për dy personazhe të tjerë të njohur për publikun, pasi me 7 Maj feston ditëlindjen edhe gazetari Eraldo Rexho, por edhe Eduart Grishaj, i përfolur së fundmi se është në një lidhje me Arbana Osmanin.
Ndërkaq kujtojmë se Arbana Osmani ka lindur me 7 maj të vitit 1983, dhe sot mbush plot 36 vjeç.
Moderatorja uroi publikisht ditën e sotme Eduart Grishajn, duke e quajtur “binjak” i saj, ndërkohë që hodhi në Instastory, një foto ku regjisori po buzëqeshte.
Po ashtu edhe Eduart Grishaj uroi moderatoren në një mënyrë mjaft romantike duke u shprehur se është: Arsye për të festuar ditelindjen. Edhe 100 e rralla!
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bw5KK_2AgDN/