Home ShowBiz Publikoi foto me modelen serbe që përqeshi shqiptarët, Oriola Marashi ‘kryqëzohet’ nga fansat
Publikoi foto me modelen serbe që përqeshi shqiptarët, Oriola Marashi ‘kryqëzohet’ nga fansat
0

Publikoi foto me modelen serbe që përqeshi shqiptarët, Oriola Marashi ‘kryqëzohet’ nga fansat

0
0

Modelja shqiptare Oriola Marashi po bën hapa të suksesshme në karrierën e saj, pasi së fundmi është bërë pjesë e firmës së njohur “Guess”.

Por fotoja e publikuar së fundmi nga modelja, shkaktoi disa pakënaqësi me ndjekësit, pasi Oriola kishte pozuar në krah të një modelje serbe.

Sipas një ndjekësi, modelja kishte përqeshur shqiptarët kur zhvillohej ndeshja me Serbinë në Zvicër.

“Kjo modelja që e ke pranë, kur ishte ndeshja me Serbinë në Zvicër dhe ku shqiptarët tanë na bënë krenarë me golat e tyre që të gjithë i dimë… i ka përqeshur shqiptarët. Gjithashtu ka postuar se Kosova është e Serbisë. Sidoqoftë modelingu gjë tjetër, veç sa për dijeni e dashur”, i ka shkruar ai.

Por Oriola nuk e ka lënë pa përgjigje këtë koment! Oriola i ka shkruar ndjekësit së është e vërtetë që vajza është nga Serbia, por bota e modës është e madhe dhe rastis që këto vajza të jenë të pranishme.

“Faleminderit. Është e vërtetë kjo që thua që vajza është nga Serbia por bota e modës është e madhe dhe rastis që këto vajza të jenë të pranishme, pasi janë shumë të pëlqyera. Gjithsesi çka ka ndodhur nuk harrohet.”, ka shkruar Oriola.

Vlen për të theksuar se Oriola duket në formë fantastike dhe me një imazh vërtetë goditës.

https://www.instagram.com/p/BxVYfQbBOz5/

oriola

Link: https://www.instagram.com/p/BxVYfQbBOz5/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxA2POYlEdl/