Home ShowBiz Të urosh dikë për ditëlindje me foton tënde?! Oriola Marashi sapo na çuditi!
Të urosh dikë për ditëlindje me foton tënde?! Oriola Marashi sapo na çuditi!
0

Të urosh dikë për ditëlindje me foton tënde?! Oriola Marashi sapo na çuditi!

0
0

Modelja e njohur Oriola Marashi, e cila së fundmi është bërë pjesë si modele e markës së famshme “Gues”, tërheq vazhdimisht vëmendjen e mediave rozë.

E njohur për format e saj të hijshme dhe me tiparet e bukura mesdhetare, Oriola nuk heziton që të publikojë foto mjaft tërheqëse.

Shumë e ndjekur nga fansat në rrjetin social Instagram, Oriola Marashi reklamon punën e saj, por edhe ndan momente nga përditshmëria.

Së fundmi Oriola ka vendosur që të urojë publikisht, “make up” artisten e njohur Sellma, pasi sot feston ditëlindjen.

Por urimin Oriola ka vendosur që ta bëjë ndryshe nga shumë personazhe të tjera publike, pasi e ka uruar Sellmën me një foto të saj.

Ky detaj nuk i ka shpëtuar një komentuesje e cila i shkruan: “Vendos një fotografi të saj, duke uruar ditelindjen e dikujt tjetër! Çfarë lloj postimi tip Kim Kardashian është ky? Megjithatë ti shkëlqen!”

Ndërkohë që Oriola ja ka kthyer duke qeshur: “Është make up i saj!”

oriola

Link dhe burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxcgHaIBdgp/