Home ShowBiz Darkoi me këngëtarin disa vjet më të ri, mamaja i bën komentin epik Rita Orës
Darkoi me këngëtarin disa vjet më të ri, mamaja i bën komentin epik Rita Orës
0

Darkoi me këngëtarin disa vjet më të ri, mamaja i bën komentin epik Rita Orës

0
0

Këngëtarja e njohur shqiptare Rita Ora pak ditë më parë u vu në qendër të mediave rozë pasi u fotogrfua duke darkuar me këngëtarin Liam Payne, 3 vite më i ri.

Rita shkëlqente, e veshur me një bluzë ngjyrë bronzi, një fund në të njëjtën ngjyrë dhe binte në sy shpina e saj që ishte totalisht e dalë. Megjithatë e plotësonte look-un duke lëshuar flokët e saj bjonde, të binin mbi shpatulla.

Pas komplimentave të shumta, mamaja e Rita Orës, Vera Ora ke vendosur që ti japë një këshillë vajzës së saj si të gjitha mamatë shqiptare, madje shkruar edhe në shqip.

“E paste harru me vesh gjysmen e bluzez, ke mu ftof nana!”- i shkruan Vera, ndërkohë që ka vendosur edhe një emoji me humor.

Komenti i Vera Orës ka marrë shumë pëlqime, ndërkohë që një ndjekës i shkruan se “Vetëm shqiptarët mund ta kuptojnë këtë 🙂 !”.

https://www.instagram.com/p/Bxcam8tDFSF/

Link dhe Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bxcam8tDFSF/