Shfaqja e Loredanës pas akuzave, Olti Curri e “thumbon” keq: “Konferenca ishte si videoklip!”
Pak ditë më parë në mediat rozë bëri bujë arrestimi i reperes shqiptare Loredana Zefi, nga autoritet zvicerane, pasi akuzohej se nëpërmjet shantazhit, kishta mashtruar një çifti zviceran.
Sipas denoncimit të çiftit zviceran, Loredana kishte arritur që tu zhvaste deri në 700 mijë franga, ndërkohë që në këtë mashtrim fillimisht ishte përfshirë edhe vëllai i saj.(Lexo këtu)
Lidhur me sqarimin e kësaj ngjarje, reperja shqiptare njoftoi një konferencë për mediat në Prishtinë, së bashku me dy avokatët që do të ndiqnin çështjen.
Megjithatë Loredana u shpreh se paratë janë dhënë me dëshirën dhe vullnetin e gruas zvicerane.
Por paraqitja e Loredanës u komentua edhe në mediat rozë. Gazetari Olti Curri i ftuar tek “Rudina”, nuk u rezervua për të shprehur mendimin e tij mbi paraqitjen e Loredanës.
“E kam ndjekur ngjarjen. Loredana është repere shumë e ndjekur dhe më kishte bërë kurioz. Fillimisht ajo ishte e famshme në Zvicër, më pas u martua me një reper të njohur si Mozzik, por ishte tek personazhet e mesëm derisa ndodhi kjo ngjarje. Konferenca e shtypit m’u duk imitim i atyre që kemi parë nga Nicki Minaj apo repere të tjera. Ajo mund të bënte një status në Facebook me 10 rreshta ashtu siç e tha edhe në konferencë ku kishte marrë 2 avokatë, 100 fotografë dhe gazetarë.
Ajo nuk tha asgjë në atë konferencë, por edhe gazetarët ishin të pavëmendshëm. Loredana tha që ajo shumë është marrë me vullnet por nuk e dinte shumën. Ajo tha që ky problem mund të mbyllej dhe ishte në gjendje që ta ndihmonte familjen e saj. Ti kur nuk e di çfarë shume familja jote është në borxh si mund të thuash që do e ndihmosh. Unë do e pyesja: Ti do e ndihmoje familjen tënde, me sa do e ndihmonte, me 1 mijë euro, me 2, me 3, me 10 mijë euro? Si do e ndihmoje kur borxhi është 900 mijë franga. Kam përshtypjen se ajo është e informuar. Konferenca ishte si videoklipet e këngëtareve që këndojnë nëpër fast food-e dhe pastaj hedhin miliona nëpër videoklipe”, u shpreh Olti Curri.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=E8jgZUgv70A
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxSkGTBnyMg/