Home ShowBiz Jonida Maliqi kualifikohet në finalen e “Eurovision 2019”
Jonida Maliqi kualifikohet në finalen e “Eurovision 2019”
0

Jonida Maliqi kualifikohet në finalen e “Eurovision 2019”

0
0

Këngëtarja Jonida Maliqi është kualifikuar mbrëmjen e kaluar në finalën e madhe të “Eurovision 2019” që po zhvillohet në Izrael.

Pas perfomimit të 18 këngëve në Gjysmëfinalen e dytë të kompeticionit më të madh të këngës në Europë, këngëtaja Jonida Maliqi u votua për të marrë pjesë në finalen e madhe.

Shqipëria këtë vit u prezantua nga këngëtarja Jonida Maliqi, e cila bëri një interpretim perfekt të këngës “Ktheju Tokës”, të cilën e ka kënduar në gjuhën shqipe.

Këto janë 10 shtetet që kaluan në natën finale të “Eurovision”.

-Maqedonia Veriore,

-Holanda

-Shqipëria

-Suedia

-Rusia

-Azerbajxhani

-Danimarka

-Norvegjia

-Zvicra

-Malta

Kujtojmë se finalja e madhe do të zhvillohet me datë 18 Maj në Tel Aviv.

https://www.instagram.com/p/BxiXsYznrnm/

Link: https://www.instagram.com/p/BxiXsYznrnm/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxiULfWnXGL/