Home ShowBiz 11 vite nga vdekja e babait, Sara Hoxha bën dedikimin e ndjerë
11 vite nga vdekja e babait, Sara Hoxha bën dedikimin e ndjerë
0

11 vite nga vdekja e babait, Sara Hoxha bën dedikimin e ndjerë

0
0

11 vite kanë kaluar që prej ndarjes nga jeta e drejtuesit të “Top Medias”, Dritan Hoxha, në një aksident tragjik.

Vajza e tij Sara Hoxha, e ka përkujtuar me fjalët më të të ndjera, duke shprehur mungesën që ndjen në shpirt për të.

Sara ka publikuar një foto të rrallë, ku shihet një karrige bosh, që i përket Tan Hoxhës. Karrigia është nga ceremonia e martesës së Sarës, me moderatorin Ledion Liço.

“Për 11 vitet e fundit të jetës sonë, gjithçka që kemi pasur janë karrige boshe me shpresën për të të mbajtur ty të pranishëm. Megjithatë, asnjë nga këto nuk është e nevojshme. Ti je në mendimet e mia çdo mëngjes, çdo herë që e shoh djalin tim dhe çdo herë që flas me vëllain dhe motrat e mia ose nënën time që dëshiron që ti të jesh atje për të na udhëhequr. 11 vjet më parë ti më theve zemrën dhe vetëm pasi u bëra prind, vetë arrita ti bashkoja copat. Një gjë për të cilën kam besim është se ti dërgove për mua Londonin dhe më dhe mundësinë për të parë jetën në një mënyrë pozitive.

Gjithkush që ka humbur një prind e di që dhimbja gjithmonë do të jetë atje, megjithatë, përfundimisht mësoni të përballoni dhe jetoni me kujtesën e tyre.”- shkruan Sara.

https://www.instagram.com/p/Bxy8ADtnxXl/

Link:https://www.instagram.com/p/Bxy8ADtnxXl/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BmOqfxcHYBJ/