0
0
Ledina Çelo është një nga këngëtaret më të njohura në tregun muzikor shqiptar. Megjithëse prej vitesh nuk ka publikuar ndonjë projekt muzikor, ajo vijon që të tërheqë vëmendjen e publikut mbi jetën e saj private.
Ledina Çelo jeton në Gjermani, me bashkëshortin e saj dhe dy fëmijët. Ditën e sotme këngëtarja ka vendosur që të surprizojë bashkëshortin, duke i bërë një vizitë të papritur në punë.
Por këngëtarja është befasuar dhe lumturuar njëkohësisht pasi e ka gjetur bashkëshortin, duke dëgjuar këngën e saj të preferuar.
“Ai momenti kur i shkon burrit fshehurazi në zyrë dhe dëgjon këngën tënde të preferuar”- shkruan Ledina në Instastory.
Link: https://www.instagram.com/stories/ledinacelo/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BsJSGrInleV/