Home ShowBiz Valbona Selimllari feston ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç mbush
Valbona Selimllari feston ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç mbush
0

Valbona Selimllari feston ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç mbush

0
0

Vitet kalojnë dhe teksa e shohim në ekranet shqiptare, nuk mund të mos mendojmë se koha ka ndaluar për Valbona Selimllarin.

Ish-Missi i parë shqiptar, mbetet një nga ikonat e bukurisë, e cila me thjeshtësinë e saj ka mbetur gjithmonë perfekte.

Ditën e sotme, Valbona Selimllari feston ditëlindjen dhe suprizën më të bukur fillimisht e ka marrë nga fëmijët e saj.

Selimllari ka publikuar një foto në llogarinë e saj në Instagram, ku ka publikuar kartolinën e urimit që i kishte përgatitur vogëlushja Vivian.

“Gëzuar ditëlindjen mami më e mirë. Dashuri!”- shkruhet në postimin e Valbonës, ndërkohë që urimet janë të shumta.

Por e dini se sa vjeç mbushi sot Valbona?

Në një intervistë të dhënë më parë Valbona Selimllari pati deklaruar: “Nuk ka asgjë për t’u fshehur. Unë jam e ’72-shit, ndonëse kudo ma shkruajnë ’73-shi.’- rrëfeu Selimllari, duke zbuluar kështu se ajo mbush 47 vjeçe.

https://www.instagram.com/p/Bx0TMCgANNd/

Link: https://www.instagram.com/p/Bx0TMCgANNd/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxvR2UmgBuc/