Home ShowBiz Votot e Eurovisionit janë numëruar gabim, ja në çfarë vendi është renditur Shqipëria
Votot e Eurovisionit janë numëruar gabim, ja në çfarë vendi është renditur Shqipëria
0

Votot e Eurovisionit janë numëruar gabim, ja në çfarë vendi është renditur Shqipëria

0
0

Votat e festivalit më të madh të Këngës në Europë, Eurovision janë numëruar gabim. Kështu ka bërë të ditur faqja zyrtare e Eurovision Albania.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, thuhet se Maqedonia e Veriut është shpallur fituese e Jurisë duke u rritur me një pozicion në listën përfundimtare, duke u renditur në vendin 7-të.

Po ashtu ndryshim ka pasur edhe për Shqipërinë, e cila është ngjitur një pozicion, duke u renditur në vendin e 17-të.

“Maqedonia e Veriut, fituese e jurisë dhe Shqipëria vendi i 17-të. EBU është përgjigjur rreth gabimit në votimin e jurisë së Bjellorusisë në Eurovision Song Contest 2019. Ata tashmë kanë sqaruar gabimin që është bërë dhe rezultati ka ndryshuar. Kështu Maqedonia e Veriut shpallet fituese e jurisë së profesionistëve duke u ngjitur një pozicion më lart në klasifikimin përfundimtar dhe Shqipëria renditet në vendin e 17-të. “Votat e jurisë së Bjellorusisë u rrëzuan pas zbulimit të tyre nga një anëtar i jurisë që është në kundërshtim me rregullat e ESC. Për të qenë në përputhje me rregulloren e votimit, EBU bashkëpunoi me partnerin e tij të votimit për të krijuar një rezultat të përmbledhur (të llogaritur në bazë të rezultateve të vendeve të tjera me të dhëna të ngjashme votimi), që u miratua nga monitoruesi i votimit Ernst & Young, të përcaktojë votën e jurisë bjelloruse për finalen e madhe. EBU mund të konfirmojë që kemi zbuluar se për shkak të një gabimi njerëzor është përdorur një rezultat i gabuar. Kjo nuk ka ndikim në llogaritjen e pikëve që vijnë nga televotimi për të gjithë 41 vendet pjesëmarrëse. Si rrjedhojë kjo nuk ndikon as te fituesi i përgjithshëm dhe as te katër këngët e renditura në vendet e para, të cilat mbeten të pandryshuara.” Kjo do të thotë që Maqedonia e Veriut është fituese e jurisë së profesionistëve dhe rritet me një vend në pozicionin final, duke u renditur në vendin e 7-të. Po kështu në klasifikimin final Shqipëria renditet në vendin e 17-të duke u ngjitur një pozicion më lart.”-njofton faqja Eurovision Albania në Instagram.

https://www.instagram.com/p/BxxmMYDBu7-/?utm_source=ig_embed

Link: https://www.instagram.com/p/BxxmMYDBu7-/?utm_source=ig_embed

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxnYq2nnEDr/