Home ShowBiz Detaje nga klipi i ri i Efi Gjikës, si lindi ideja e këngës “Happy Birthday”
Detaje nga klipi i ri i Efi Gjikës, si lindi ideja e këngës “Happy Birthday”
0

Detaje nga klipi i ri i Efi Gjikës, si lindi ideja e këngës “Happy Birthday”

0
0

Artistja e talentuar shqiptare Efi Gjika, me datën 1 Qershor do të publikoj këngën e saj “Happy Birthday”.

Efi Gjika, e cila u bë e njohur në vendin tonë pasi përfaqësoi Shqipërinë me këngën “Barbie”, në festivalin “Junior Eurovizion Song Contest 2018”, ka gati videoklipin e saj më të ri.

“Happy birthday” është projekti më i ri muzikor i artistes së vogël, këngë e cila lindi si ide origjinale e Efi Gjikës, për ti kënduar një fëmije në ditën më të veçantë, ate të lindjes.

Për të zgjedhur personin që Efi do t’i këndonte “Happy Birthday”, ajo organizoi një konkurs në Instagramin e saj efigjika, dhe nga shumë pjesmarrës në gjithë botën, fituese u shpall një vogëlushe nga Praga, me llogari në Instagram ellie.lollipopz.

Në ditën e saj të lindjes, me 24 Prill të këtij viti, Efi udhëtoi në Pragë dhe surprizoi ellie.lollipopz, duke i kënduar këngën “Happy birthday”.

Videoklipi është xhiruar pikërisht ditën e lindjes së ellie.lollipopz, e cila ka marrë kështu një surprizë të paharrueshmë për rastin e ditëlindjes.

Premiera e madhe e këngës “Happy Birthday” do të jetë me datë 1 Qershor në Amfiteatrin e Liqenit Artificial.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwppMYeH8n5/