Home ShowBiz U tha se mashtroi çiftin zviceran me Loredanën, Getinjo i bën dhuratën super të shtrenjtë vetes
U tha se mashtroi çiftin zviceran me Loredanën, Getinjo i bën dhuratën super të shtrenjtë vetes
0

U tha se mashtroi çiftin zviceran me Loredanën, Getinjo i bën dhuratën super të shtrenjtë vetes

0
0

Pak javë më parë ne mediat rozë bëri bujë skandali u mashtrimit të reperes shqiptare Loredana Zefi, e cila së bashku më vëllain e saj, kishte zhvatur deri në afro 1 milion franga një çifti zviceran.

Por skandali është thelluar edhe më tej, pasi përveç vëllait të saj, në mashtrimin e çiftit zviceran është përfshirë edhe vëllai i Mozzik, bashkëshortit të Loredanës, reperi Getinjo.

Media zvicerane “20 minuten”, raportoi se zonja Petra Z., jo vetëm që transferoi para në llogarinë e reperes, por ajo ka transferuar para edhe tek anëtarët e tjerë të familjes. Sipas medias zvicerane Getinjo i kishte marrë deri në 12.000 franga.

Ndërkaq ditën e djeshme, Getinjo ka publikuar në Instastory një foto të dy makinave luksoze, të cilat siç shihet ja ka bërë dhuratë vetes.

“Mashallah, krejt me djersë”- shkruan Getinjo, duke treguar se blerjet e makinave të shtrenjta janë thjeshtë falë punës së tij.

getinjo

Link: https://www.instagram.com/stories/getinjo/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxxSlJ_CaKn/