Home ShowBiz Brenda një viti, Enca sfidon kolegët: “Falenderoni zotin për mua!”
Brenda një viti, Enca sfidon kolegët: “Falenderoni zotin për mua!”
0

Brenda një viti, Enca sfidon kolegët: “Falenderoni zotin për mua!”

0
0

Këngëtarja Enca Haxhia nuk po ndalet me sukseset e saj në muzikë. Kënga e publikuar së fundmi “Hajde” në bashkëpunim me këngëtarin Muharrem Ahmeti ka arritur për pak ditë mbi 4 milionë shikime në You Tube.

Shumë e ndjekur në Instagram, Enca vazhdimisht reklamon punën e saj në rrjetet sociale, pasi ndjekësit i pëlqejnë projektet e saj muzikore. Ditën e sotme Enca ka publikuar të gjitha këngët e saj që ka realizuar përgjatë një viti dhe ka sfiduar kolegët e saj.

“Sinqerisht, falenderoni Zotin për mua përndryshe kjo industri do ishte e mërzitshme si dreqi! Kam bërë pop, reggaeton, rep, baladë, tallava të gjitha në një vit. Përmendni një tjetër artist, po ju pres!”- shkruan këngëtarja duke thumbuar keq kolegët e saj.

Link: https://www.instagram.com/stories/enca/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bxun8nRned9/