Home ShowBiz “Është kështu kur do dikë…” Alketa Vejsiu i shpreh dashurinë pa kushte Xheisonit
“Është kështu kur do dikë…” Alketa Vejsiu i shpreh dashurinë pa kushte Xheisonit
0

“Është kështu kur do dikë…” Alketa Vejsiu i shpreh dashurinë pa kushte Xheisonit

0
0

Xheison Bafti ishte vogëlushi që rrëmbeu menjëherë zemrat e publikut, që pas shfaqjes së tij në “Kurthin e Piter Pan”, me çiltërisinë e tij dhe me mirësinë që e rrezaton.

I dalluar për zgjuarsinë e tij, Xheison Bafti u bë një nga fëmijët më të komentuar në rrjetet sociale, ku numëron një numër të lartë ndjekësish në Instagram.

Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu, ndau me ndjekësit një foto të mrekullueshme, ku ka Xheisonin në krahë dhe i shpreh fjalët më të ëmbla.

“Është kështu kur do dikë, dhe në këmbim nuk do asgjë”- shprehet Alketa, duke cituar vargjet e këngës së Albanit dhe Miriamit që të gjithë i kemi memorizuar në mendje.

https://www.instagram.com/p/ByAb7c5n3eR/

https://www.instagram.com/p/Bx964i6HVwm/

Kujtojmë se histori e Xheison u bë njohur për çdo familje shqiptare dhe moderatorja Alketa Vejsiu premtoi publikisht se do ti ndryshonte jetën.

Mbrëmjen e kaluar kjo nismë e bukur u bë realitet, pasi vullnetit të mirë për të ndihmuar Xheisonin dhe familjen e tij ju përgjigjën qindar qytetarë.

Tashmë Xheison nuk do të ketë një shtëpi, por dy shtëpi në Tiranë. Xheison dhe familja e tij do të tranferohen në Tiranë, së bashku me gjyshërit e tij, të cilët do të kenë një banesë më vete.

I pranishëm në suprizën e vogëlushit ishte edhe krytari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Teksa i dha lajmin e bukur ‘tarameles’ së Piter Panit, Xheisoni nuk i mbante dot lotët: “Qaj nga gëzimi, nga emocioni…” – tha vogëlushi që qante me ngashërim duke përsëritur vazhdimisht “Faleminderit”.

“Janë lot gëzimi, lot emocionesh…” shprehej Xhejson duke hedhur poshtë shprehjen se “burrat nuk qajnë”: “Kjo shprehje është kot, se të gjithë njerëzit qajnë…” – tha dhe kishte të drejtë.

Të gjithë së bashku me tollumbace në duar kanë shkuar në banesën e re dhe Xheisoni mes lotësh është shprehur: “Më duket si ëndërr”.

Link dhe Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ByAb7c5n3eR/

Link: https://www.instagram.com/p/Bx964i6HVwm/