Home ShowBiz Një “mik” i pazakontë, kush e pret Ardit Gjebrean në televizionin “Klan”
Një “mik” i pazakontë, kush e pret Ardit Gjebrean në televizionin “Klan”
0

Një “mik” i pazakontë, kush e pret Ardit Gjebrean në televizionin “Klan”

0
0

Ardit Gjebrea është një nga figurat më të rëndësishme të televizionit “Klan”, i cili prej vitesh drejton emisionin “E Diela Shqiptare”.

Moderatori shumë i dashur për publikun, është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku është shumë i ndjekur dhe vazhdimisht ndan me fansat momente nga përditshmëria.

Ditën e sotme Arditi ka ndarë një moment mjaft humoristik, pasi e ka vizituar një gjallesë aspak e zakontë për qytetarët. Arditi ka publikuar një video ku shihet një breshkë e cila po ecën drejt zyrave të televizionit “Klan”.

“Ja kush në pret në Klan sot! Mirëmëngjes dhe mirësevjen për vizitë, se punë në ka për ty tek “E diela shqiptare”- shkruan Ardit Gjebrea, duke zbuluar edhe pasionin që ka për kafshët.

Link: https://www.instagram.com/stories/arditgjebrea/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BcpXo3hB5RZ/