Urimi i Ingrit Gjonit për mbesën do t’ju shkrijë së qeshuri, zbulon dhe se do të kemi dasëm së shpejti
Mbesa e këngëtares Indgrid Gjoni, aktorja Ana Lika, ka festuar ditëlindjen dhe urimi që i ka bërë këngëtarja ka qenë mjaft i veçantë.
Por në urimin e saj, këngëtarja ka zbuluar edhe se Ana tashmë është në një lidhje dhe së shpejti do të martohet.
“Anna ime e dashur, të uroj një karrierë dhe shëndet dhe me një burrë… Mos u lodh se s’ke për ta gjetur kurrë”, kishte shkruar Ingriti.
Gjatë momentit që Anna po lexonte urimin e tezes, mes të qeshurave, aktorja ka zbuluar se tanimë burrin e ka gjetur dhe madje shumë shpejt do të kemi edhe dasmë.
“Më vjen keq por do ta prish këtë ëndërr… Unë burrin e gjeta dhe këtë verë kemi dasmë. Kështu është, kur thu s’e du vjen. Thash gjithë vitin e dua dhe nuk erdhi. Sa thashë nuk e dua erdhi”, ka thënë Anna duke qeshur.
https://www.instagram.com/p/ByBRSi_jCp_/
Link: https://www.instagram.com/p/ByBRSi_jCp_/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BpClIiggJS5/