0
0
Këngëtarja e njohur Enca po shijon suksesin e këngës së re me titull “Hajde”, në bashkëpunim me këngëtarin e njohur Muharrem Ahmeti.
Kënga ka rezultuar mjaft e suksesshme dhe e pëlqyer nga publiku. Në një intervistë për “Prive”, Enca ka treguar se ky zhanër muzike është pjesë e kulturës shqiptare.
“E dëgjoj muzikën Tallava. Ka këngë që më pëlqejnë shumë, në momente të caktuara kur dua të kërcej, e dëgjoj. Fundja është një pjesë e kulturës shqiptare e Ballkanase, është pjesë e jona e s’kam pse ta paragjykoj unë e kushdo tjetër“, është shprehur Enca.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bx-m-4dFYy2/