Home ShowBiz Festë dhe argëtim, Efi Gjika publikon këngën “Happy Birthday”
Festë dhe argëtim, Efi Gjika publikon këngën “Happy Birthday”
0

Festë dhe argëtim, Efi Gjika publikon këngën “Happy Birthday”

0
0

Këngëtarja Efi Gjika, sapo ka publikuar këngën e saj më të re “Happy Birthday”.

“Happy Birthday” është kënga më e re e Efi Gjikës e cila lindi si ide origjinale e Efi Gjikës, për ti kënduar një fëmije në ditën më të veçantë, ate të lindjes.

Videoklipi i këngës është xhiruar në Pragë, i realizuar në një mënyrë artistike mjaft të arrirë, ku shihet Efi teksa i këndon Ellie Lollipopz pikërisht në ditën e saj të lindjes.

Ellie Lollipopz (Elka) ishte vajza fatlume, e cila fitoi konkursin e shpallur nga Efi në Instagramin e saj efigjika. Në ditëlindjen e saj, Efi e surprizoi duke i kënduar këngën “Happy birthday”, të cilën tashmë e ka publikuar për publikun në kanalin e saj në You Tube.

Ditën e sotme, në ambientet e Amfiteatrit pranë Liqenit Artificial, Efi Gjika prezantoi premierën e këngës “Happy Birthday”, ku ishin të pranishëm shumë qytetarë.

Kujtojmë se Efi Gjika u bë e njohur për audiencën shqiptare, pasi përfaqësoi Shqipërinë me këngën “Barbie”, në festivalin “Junior Eurovizion Song Contest 2018”, ka gati videoklipin e saj më të ri.

Link dhe burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=kTEniVsNkoE