Këngëtarja shqiptare Dua Lipa, është ndarë nga i dashuri i saj Isaac Carew 18 muaj pas pajtimit. Sipas të përdishmes britanike “The Sun”, 23-vjeçarja i dha fund lidhjes.
Dua Lipa dhe partneri i saj Isaac Carew, filluan të shoqëroheshin së bashku në vitin 2013 dhe për 3 vjet e gjysëm ato qendruan në një lidhje, por më pas u ndanë. Në janar të viti 2018, Dua dhe Isaac u rikthyen sërish së bashku.
Megjithatë duket se ndarjen po e përjeton më keq, patneri i saj Isaac Carew. Siç shihet në rrjetet sociale, 33-vjeçari është shfaqur mjaft i mërzitur dhe në depression fill pas ndarjes.
Këtë mëngjes, Isak ka publikuar një foto me një emojy zemre të thyer, ku lihet të kuptohet se është mërzitur shumë.
“Si ndihem unë përbrenda!”- shkruan Isaac, ndërkohë që publikon imazhin e mërzitur.
Nga ana tjetër Dua Lipa është parë duke realizuar projektet e saj muzikore.
Link: https://www.instagram.com/stories/isaaccarew/
Burimi i fotos: