Home ShowBiz U përfol se është ndarë, bashkëshorti Angela Martinit probleme me drejtësinë
U përfol se është ndarë, bashkëshorti Angela Martinit probleme me drejtësinë
0

U përfol se është ndarë, bashkëshorti Angela Martinit probleme me drejtësinë

0
0

Ditët e fundit në mediat rozë është përfolur për nje ndarje të supermodeles shqiptare Angela Martini nga bashkëshorti i saj miliarderi rumun Dragos Savulescu.

Kjo pasi nëse më parë supermodelja publikonte foto e video të shumta me atë që e cilësonte si mashkullin e ëndërrave të saj, prej muajsh tashmë asnjë moment i tillë nuk figuron në profilin e Angla Martinit.

Madje fotoja e fundit e publikuar, ku shihen së bashku i përket nëntorit të vitit 2018.

Por Anabel.al raporton se bashkëshorti i Angela-s është dënuar në shkurt të këtij viti me 5 vite e 6 muaj burg nga Gjykata e Lartë në Rumani. Svulescu është në kërkim dhe se ndaj tij janë ngritur akuza për falsifikim dokumentacioni lidhur me disa pronësi në bregdet.

“Akuzohet se është përfshirë në një grup kriminal (30 anëtarë), i cili përllogaritet ta ketë dëmtuar shtetin me 114 milionë euro për sa i përket disa pronave në Constatta dhe Mamaia”, shkruan “Anabel.al”.

Megjithatë vlen për tu theksuar se modelja shqiptare nuk ka reaguar pas këtyre lajmeve.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BppmoRjnsbG/