Home ShowBiz Nuk e dinim! Patrisi qenka bërë shkak që Nora të njihet me Robertin
Nuk e dinim! Patrisi qenka bërë shkak që Nora të njihet me Robertin
0

Nuk e dinim! Patrisi qenka bërë shkak që Nora të njihet me Robertin

0
0

Këngëtarja Nora Istrefi ishte e stuar së fundmi në emisionin “Xing me Ermalin”, ku reagoi për herë të parë publikisht për sherrin midis këngëtares Tuna dhe bashkëshortit të saj Robert Berishës.

Nora hodhi poshtë thashethemet se ajo dhe Tuna nuk flasin duke thënë se vazhdon ta respektojë dhe se nuk e ka armike, por theksoi faktin se nuk kanë qenë kurrë shoqe të ngushta.

Më tej Nora rrëfeu edhe sesi e ka njohur bashkëshortin e saj Robertin, duke zbuluar se shkak ishte bërë vëllai i tij Patrisi.

“Me Robertin jam njohur para 14 viteve në disa koncerte në Gjermani ku kemi pasur turne. Patrisin e kam pasur në shkollë fillore në Dardani dhe në shkollë muzike. Robertin e kam njohur nëpërmjet Patrisit dhe e njihja si muzikant, si pianist shumë të mirë. Në turne në Gjermani njohëm njëri-tjetrin”, tregoi Nora.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=8XFU24GC3y8

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxiDzJ0lsMG/