Home Aktualitet “Jo e dashur, jeta nuk është e lehtë…”, publikohet letra që aktorja meksikane i la të bijës
“Jo e dashur, jeta nuk është e lehtë…”, publikohet letra që aktorja meksikane i la të bijës
0

“Jo e dashur, jeta nuk është e lehtë…”, publikohet letra që aktorja meksikane i la të bijës

0
0

Aktorja e njohur meksikane Edith Gonzales është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare. Ajo ishte diagnostikuar tre vite më parë me kancer dhe pavarësisht terapive intensive nuk mundi të fitojë luftën me sëmundjen.

Edith Gonzalez u bë e njohur për publikun shqiptar me telenovelën ‘Salome’, ku ishte personazhi kryesor.

Megjithatë në mediat e huaja, ka qarkulluar një letër që aktorja ksihte shkruar për të bijën

Letra

“Një ditë më lajmërove për ardhjen tënde, duke dominar trupin tim, duke e transformuar. Pa ndjenja false ndjeva rritjen tënde. Ardhja jote ishte e fortë, delikate, e shumëpritur, e bukur.

Ti më bëre nënë. Unë munda të mbaja në krahët e mi një qënie që më zgjoi thellësisht ndjenjat e mëmësisë. Pak nga pak më mësove se prindërit mund të jenë një guidë në detin e gjerë që është jeta.

Ky det që kaq shumë e do dhe në të cilën të është dashur të përballesh me valë të ka bërë të dalësh dhe më inteligjente. Jo e dashur, jeta nuk është e thjeshtë, por është e bukur. Ti ke një zemër të madhe, inteligjencë dhe shpirt bujar. Jam aq e plotësuar me ty, aq krenare kur shikoj si rritesh dhe kthehesh në guximtare dhe krijon një identitet tëndin të adhurueshëm, të gjallë, të fortë dhe të përkushtuar.

Costanza, Constanza ime, vogëlushja ime, e dlira ime, qielli im, zemra ime, gjithçka e imja. Gjithçka është e jotja  kur vendos të rritesh si valët, të dominosh horizontin, të sfidosh pushtetin e ujit, për të realizuar të gjitha dëshirat e tua.

Je vajza ime e bukur, vetëm të them faleminderit që më dhe mundësinë të jem nëna jote, të shikoj ëndrrat e tua dhe të shikoj tek ty mrekullinë e jetës. Gjithmonë do të jemi të kapura përdore, pasi në fund të gjithë jemi pluhuri i yjeve. Gëzuar ditëlindjen! Të dua vogëlushe.”- shkruhet në letër.

Link: https://heraldodemexico.com.mx/escena/la-emotiva-carta-que-escribio-edith-gonzalez-a-su-hija-constanza-creel/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Byp_uh9njwW/