Ish-fituesi i “Big Brother 1”, Arbër Çepani në një postim në Instastory, i ka shprehur dashurinë publikisht këngëtares së famshme shqiptare.
Teksa ka marrë vesh lajmin për ndarjen e këngëtares Dua Lipa nga i dashuri i saj, kuzhinieri Isaac Carew, Arbri nuk ka nguruar ti shprehë me humor dashurinë këngëtares.
“Dua Lipa zemra vogël ta kam thënë gjithmonë që ai nuk të meritonte… Eja tek babuçi tani, boll duruam larg njëri-tjetrit”, shkruan Arbri në njërin prej postimeve të tij.
“Dua përgjigju në privat zemra ose FB s’ka gjë. Se ta fshiva numrin që kur erdhe me atë kuzhinierin në Shqipëri. Sot e tutje do e lëmë të kaluarën pas krahëve”, shkruan Arbri.
Link: https://www.instagram.com/stories/arbercepani/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ByOH5GEn3ZX/