Home ShowBiz Ekskluzive/ Zbulohet kur do të shfaqet filmi i plotë “Dashuria s’mjafton”
Ekskluzive/ Zbulohet kur do të shfaqet filmi i plotë “Dashuria s’mjafton”
0

Ekskluzive/ Zbulohet kur do të shfaqet filmi i plotë “Dashuria s’mjafton”

0
0

Pas shfaqjes së premierës në kinema dhe suksesit të padiskutueshëm, filmin e plotë “Dashuria s’mjafton”, tashmë do të keni mundësi që ta ndiqni edhe në You Tube.

Ditën e dielë, me datën 16 Qershor, në orën 20:00, do të shfaqet filmi i plotë “Dashuria s’mjafton”, në kanalin zyrtar të Drilon Hoxhës në You Tube.

Me regji dhe skenar të vetë Drilon Hoxhës dhe fotografi të Dashnor Asllanit, filmi është një ndërthurje mes komedisë, aksionit dhe dramës.

Kasti është përbërë nga aktrimet brilante te Guliem Radoja, Bruno Shllaku, Cun Lajci, Halil Kumova e me aktorët e rinj Drilon Hoxha, Ardian Ramushi, Ajsi Xhaxhaj, Dashnor Asllani, Klark Morinaj etj.

Filmi tregon jetën e një të riu që fiton lirinë, por që nuk i ndahet botës së krimit. Personazhit kryesor, që interpretohet nga Drilon Hoxha, i duhet të kalojë shumë peripeci për të mbijetuar në këtë botë të ashpër.

Peripecitë dhe ligji i mbijetesës vjen instiktivisht nga nevoja e vetmbrojtjes. Një film që na bën të dashurojmë më shumë njerëzit, botën, natyrën e të respektojmë më shumë jetën.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=-MteNTjVt2A

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ByNabA-lOX6/