Home ShowBiz Manushi e ngacmon për Grezdën në emision, Nevina Shtylla bën veprimin e papritur
Manushi e ngacmon për Grezdën në emision, Nevina Shtylla bën veprimin e papritur
0

Manushi e ngacmon për Grezdën në emision, Nevina Shtylla bën veprimin e papritur

0
0

Nevina Shtylla është një nga moderatoret më te përfolura në showbizzin shqiptar, e cila me shpesh herë tërheq vëmendjen e mediave rozë. Megjithëse është mjaft e njohur, Nevina tregohet mjaft e rezervuar me jetën e saj private.

Por, pak kohë më parë në media u përfol se Nevina Shtylla është në një lidhje me futbollistin Eros Grezda, kjo pasi dyshja u pa bashkë gjatë qëndrimit të tij në Tiranë.

Dyshimet u shtuan edhe me komentet që shkëmbyen në Instagram, dyshja e njohur ku Grezda e komplimentoi moderatoren duke e krahasuar me një sirenë. Ndërkohë nuk mungoi edhe përgjigja e Nevinës, e cila vendosi një emoji përqafimi.

Këto lajme nuk i kanë shpëtuar as moderatorit Edi Manushi, i cili nuk ka nguruar që ta ngacmojë Nevinën gjatë transmetimit të emisionit “Procesi Sportiv”.

Teksa ngriti Nevinën nga karrigia. për të lançuar publicitet në fund të pjesës së parë, Manushi përmendi Grezdën, duke bërë që Nevina të reagojë.

“Ore ai Grezda, Grezda, ç’thuhet për atë”- kaq ka mjaftuar dhe Nevina i ka mbyllur gojën Manushit, duke mos preferuar që të komentojë për lajmet e përfolura.

Link dhe burimi i fotos:  https://www.youtube.com/watch?v=eEHrHCWUp-c

https://www.instagram.com/p/BynhDHXhdVe/

Link: https://www.instagram.com/p/BynhDHXhdVe/

https://www.instagram.com/p/Bykp-LgBRSy/

Link: https://www.instagram.com/p/Bykp-LgBRSy/