Shtohen dyshimet për ndarjen, tensionohen marrëdhëniet mes çiftit të njohur
Për disa muaj thuhet se William Levy dhe bashkëshortja e tij Elizabeth Gutierrez janë ndarë. Kjo pasi çifti i njohur nuk është shfaqur së bashku prej kohësh, në ndonjë event profesional apo familjar.
Sipas mediave spanjolle, thuhet se çiftit ata nuk janë parë bashkë prej kohësh, madje edhe ditëlindjen e saj, Elisabeth nuk e festoi me William. Ndër të tjera është vënë re fakti që në një prej festave të vajzës së tyre çifti nuk kanë qenë bashkë.
Kjo pasi edhe urimet, çifti i njohur i bëri të ndara në rrjetet sociale. William dhe Elisabeth janë martuar në vitin 2003 dhe janë prindër të dy fëmijëve, një djali dhe një vajze.
Mediat sapnjolle shkruajnë se aktori ka marrë urime nga dy fëmijët e tij këtë të diel, me rastin e Ditës së Baballarëve, por nga bashkëshortja nuk ka pasur asnjë reagim.
Duke e krahasuar me vitet e mëparshme, Elizabeth Gutierrez mezi priste të tregonte se ç’baba i mrekullueshëm është William, këtë herë ajo nuk pati asnjë reagim për këtë.
Po sipas mediave spanjolle, mes çiftit të famshëm marrëdhëniet janë tensionuar, aq sa thuhet se ata jetojnë prej kohësh të ndarë.
Link: https://peopleenespanol.com/celebridades/tension-entre-william-levy-y-elizabeth-gutierrez/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BvzJmcghW9Z/