Home ShowBiz Miriam Cani rrëfen si reagoi Albani kur mori vesh lajmin për shtatzaninë
Miriam Cani rrëfen si reagoi Albani kur mori vesh lajmin për shtatzaninë
0

Miriam Cani rrëfen si reagoi Albani kur mori vesh lajmin për shtatzaninë

0
0

Gjatë koncertit madhështor që mbajti në Prishtinë, këngëtari shumë i dashur për publikun Alban Skënderaj, ndau edhe lajmin e bukur se Miriami është shtatzënë dhe ata do të bëhen prindër për herë të dytë.

“Unë sot këtë këngë dua t’ia dedikoj dikujt tjetër”, tha Albani dhe i preku barkun Miriamit. Ndërkohë gjatë një intervistë për “Mirage” Miriam ka treguar se lajmin e shtatzënisë ja tha Albanit të parit.

“Ka qenë shumë i lumtur, ishte momenti i duhur, erdhi shumë natyrshëm”, u shpreh Miriami.

Këngëtarja tregoi se në ceremoninë e martesës në Maldive ishin të katërt, bashkë me bebushin.

“Shpirtërisht në mendjen time, ceremoninë e kemi pasur të katërt. Ka qenë edhe bebushi i dytë bashkë me ne në këtë gëzim të madh”, u shpreh Miriam.

Sa i përket gjinisë, këngëtarja tregoi se ata nuk e kanë mësuar ende, por nuk kanë një preferencë.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=uu_26AaBiQw

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/By-JIsUlARM/