Home ShowBiz “Flija në karrige”, Bes Kallaku zbulon gjestin që Agron Llakaj bëri ndaj tij
“Flija në karrige”, Bes Kallaku zbulon gjestin që Agron Llakaj bëri ndaj tij
0

“Flija në karrige”, Bes Kallaku zbulon gjestin që Agron Llakaj bëri ndaj tij

0
0

Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku ka rrëfyer se fillimi i rrugëtimit të tij artistik në Tiranë ka qenë tejet i vështirë.

I ftuar në “Late Night Show”, Besi ka treguar se asokohe në ndihmë i ka ardhur aktori Agron Llakaj, për të cilin sot ndjen shumë mirënjohje.

“Nuk e kam thënë kurrë, por ja vlen ta them që Agron Llakaj ka qenë një nga ata që ka kontribuar jashtëzakonisht shumë me mua. Nuk dua ta bëj bajat fare, por në fillimet e mia flija në karrige. Agron Llakaj ka qenë personi që më hapi derën e shtëpisë dhe më tha hajde fli te shtëpia ime, hajde ha te shtëpia ime”- është shprehur Bes Kallaku për moderatorin Kastro Zizo.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=358_27kjyJk&t=2s

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ByDvzeiALR6/ https://www.instagram.com/p/ByDvzeiALR6/