Home ShowBiz Një zonjushë e vërtetë, Alban Dudushi shoqëron vajzën në mbrëmjen e minimaturës
Një zonjushë e vërtetë, Alban Dudushi shoqëron vajzën në mbrëmjen e minimaturës
0

Një zonjushë e vërtetë, Alban Dudushi shoqëron vajzën në mbrëmjen e minimaturës

0
0

Moderatori Alban Dudushi është një nga nga personazhet publike me një karrierë shumë të gjatë në televizion. Prej vitesh Albani drejton emisionin “Top Show”, ndërkohë që së fundmi e kemi parë edhe në rolin e analsitit të aktualitetit politik.

Për sa i përket jetës private, Alban Dudushi është baba i dy fëmijëve, i një vajze që quhet Joelle dhe një djali të vogël me emrin Kroi Art. Vajza e Albanit së fundmi ka përfunduar arsimin 9-vjeçar dhe ka festuar mbrëmjen e minimaturës, ku sigurisht është shoqëruar nga babai i saj.

Bashkëshortja e Albanit, moderatorja Bieta Sula ka publikuar një foto të Joelle në ditën e saj të veçantë, e cila duket rrezatuese.

“Joelle dhe shoqëruesi i saj në mbrëmjen e minimaturës”- shkruan Bieta.

Link: https://www.instagram.com/stories/bietasulo/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ByiuylknRRb/