Këngëtarja e njohur Fifi ashtu si shumë personazhe të showbizzit, por jo vetëm, përdorin rrjetet sociale si një mënyrë për të promovuar projektet e tyre arstistike dhe për të të qenë më pranë ndjekësve të tyre.
Por Fifi duket se është hasur me dikë i cili ka tentuar që ti “vjedhë” llogarinë në Instagram, gjë kjo që i ka ndodhur më parë.
Këngëtarja publikoi në “Instastory” mesazhin në orët e vona të natës, që i ishte dërguar dhe shkruante: “Qysh nuk u lodhët hala, a perime doni me vjedh instan prapë a, njo ma morët edhe njo mos po ju dhem”.
Por asgjë nuk paska qenë ashtu siç ka menduar Fifi dhe këtë e kuptuam nga biseda e Fjolla Morinës dhe Fifin.
Në fakt, Fifi me dëshirën e saj i ka dhënë akses në Instagram edhe Fjollës, një nga miket e saj më të mirë dhe kur ajo ka loguar, mesazhi është dërguar tek Fifi.
“Unë të vjedh Instagramin e Fifit edhe Hacker u bona”- shkruan Fjolla ndërkohë që e ka shoqëruar me disa emoji te qeshurash postimin e saj.
Link: https://www.instagram.com/stories/fjolla.morina/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/By7im-Mp_Fe/