Aktori i njohur shqiptar, Blerim Destani ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare, madje duke bërë realitet edhe ëndrrën hollivudiane të shumë aktorëve.
Së fundmi aktori ka zbuluar se është bërë sërish pjesë e një filmi ‘Hollywood-i’, ku do të ketë mundësinë të aktrojë përkrah emrave të mëdhenj si Robert De Niro apo Lee Jones.
Aktori shqiptar do të jetë pjesë e kastit të aktorëve të filmit “The comeback trial” dhe aty do të ketë rolin e Boris.
Lajmin e bukur Blerim Destani e ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram, mirpo të gjithëve u ka tërhequr vëmendjen komenti epik i moderatorit Ermal Mamaqi.
“Krenar për projektin e tanishëm filmik, ku do të punoj përkrah Robert De Niros dhe Tommy Lee Jones”, shkruan Blerim Destani, ndërkohë që Ermali i thotë:
”Nuk e kuptoj ça ka Robert De Niro më shumë që e kanë vënë para teje”, duke shkaktuar të qeshura tek fansat.
https://www.instagram.com/p/BzYTLJwCmR2/
Link: https://www.instagram.com/p/BzYTLJwCmR2/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BykbvBtBjAw/ https://www.instagram.com/p/BvgP4QjHIRN/