Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij Ariana janë në pritje të fëmijës së tyre të katërt.
Lajmin e bukur, e konfimori për mediat vetë Ermali gjatë një interviste, ku zbuloi se çifti do të bekohet me një vajzë tjetër.
Ndërkaq së fundmi partnerja e këngëtarit, Ariana ka organizuar një “baby shower”, ku shfaqet mjaft e lumtur, ndërkohë që është kuruar deri në detaje.
Blogerja duket shumë në formë, ndërkohë që ka veshur një fustan të bardhë që i tregon më së miri barkun e rrumbullakosur.
Kujtojmë që Ariana dhe Ermali janë prindër të tri fëmijëve të tjerë, Erës, Bunës dhe Artit.
https://www.instagram.com/p/Bzs-rz1BTD9/
Link: https://www.instagram.com/p/Bzs-rz1BTD9/
Link: https://www.instagram.com/stories/arianafejzullahu/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/By-2lKkBHuK/