Home ShowBiz Alesia Bami refuzon të puthë Eni Shehun në film, kjo është arsyeja
Alesia Bami refuzon të puthë Eni Shehun në film, kjo është arsyeja
0

Alesia Bami refuzon të puthë Eni Shehun në film, kjo është arsyeja

0
0

Ish-velina e emisionit “Stop”, Alesia Bami, tashmë moderatore në emisionin “E Diell”, është shpesh herë pjesë e mediave rozë.

Së fundmi producentja e “Anabel Hostel” dhe themeluesja e revistës “Anabel” Dalina Buzi e ftuar në emisionin “E Diell”, zbuloi një detaj që paska vënë në siklet Alesian.

Alesia e cila studion për aktrim, teksa ka xhiruar një skenë tek “Hostel by Anabel”, ka refuzuar që të puthet në buzë, me personazhin e Klajdit, i cili është luajtuar nga aktori Eni Shehu.

“Alesia e kisha tek Hostel by Anabel. Alesia kishte një skenë intime, me Klajdin të luajtur nga Eni Shehu që duhet të puthej. Alesia tha kategorikisht që nuk puthej. Edhe Alesia është për aktrim?!

Dhe më bëri përshtypje, se tha se “Kam hallin e babit” dhe pyetja ime është “Kur do të heqësh dorë nga babi!” se aktrimi nëse e respekton si profesion duhet respektuar deri në fund.”- e pyeti Dalina.

“Nëse do të ishte një film me përmasa më të mëdha, globale, por në vendin tonë është ky rrethi i ngushtë që nuk e marrin si film artistik…”- u shpreh Alesia.

Kjo u kundërshtua nga Dalina e cila i tha se “në aktrim nuk gjykohet kurrë askush nëse e bën mirë, e rëndësishme është të bësh mirë rolin tënd.”

https://www.instagram.com/p/BzgBla6hllt/

Link: https://www.instagram.com/p/BzgBla6hllt/

Link:https://www.youtube.com/watch?v=_420GV7Te4Y

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BzVfGVpBJ6P/