Ermal Mamaqi është një nga personazhet më të njohur të showbizzit shqiptar, i cili vazhdimisht është në qendër të mediave rozë.
Së fundmi, moderatori është përfolur se mund të largohet nga televizioni Klan, ku drejton emisionin “Xing me Ermalin”.
Ermali ka folur për herë të parë për pikëpyetjet ne lidhje me emisionin, teksa ishte i ftuar në puntatën e rradhës të emisionit “Treshat”.
“A do vazhdojë ‘Xing me Ermalin’ sezonin e ardhshëm?”, e pyeti Bora ndërsa Ermali iu përgjigj: “Do vazhdojë patjetër, besoj”. “Do të vazhdojë në Klan?”, e pyeti Bora.
“Po, besoj, patjetër në Klan”, iu përgjigj Ermali.
“Besoj, patjetër? Do të thotë mund të jetë edhe një gjë tjetër?”, vazhdoi Bora.
“Po, mund të jetë një gjë tjetër”, u përgjigj Ermali duke e lënë përgjigjen evazive nëse do ndryshojë televizion apo sezonin e ri do sjellë një emision të ri.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BykbvBtBjAwSDPElpAragoWLZHUwZlwd-qnV7U0/