Home ShowBiz Ritmike dhe plot energji, pakëz nga kënga e re e Essës, zbuloni çfarë do të sjellë këngëtarja
Ritmike dhe plot energji, pakëz nga kënga e re e Essës, zbuloni çfarë do të sjellë këngëtarja
0

Ritmike dhe plot energji, pakëz nga kënga e re e Essës, zbuloni çfarë do të sjellë këngëtarja

0
0

Essa do të vijë shumë shpejt pranë publikut me një tjetër këngë.

Ndërsa ka kaluar vetëm pak kohë nga hiti i parë i këngëtares, duket se ajo po përgatit një tjetër sukses.

Njoftimi është bërë nga kompozitori i këngës Mareglen Boja i cili ka publikuar në instagramin e tij një pjesë të videoklipit dhe melodisë së këngës.

Kënga titullohet “ Ma ngat”  dhe do të publikohet pasditen e 30 gushtit.

Essa do të vijë këtë herë energjike me një këngë plot ritëm që premton të shndërrohet shumë shpejt në hit.

Në pjesën e videoklipit të publikuar nga Maregleni shohim një grup vajzash së bashku me Essën duke kërcyer nën ritmet e këngës.

Essa ka publikuar pak kohë me parë një bashkëpunim me Bago.

Kënga me titullin “Gjys Fjale” pati shumë sukses falë melodisë, zërit të këngëtares dhe tekstit të këngës.

Të gjitha këto elementë bënë që kënga të marrë shumë klikime në një kohë të shkurtër.

https://www.instagram.com/p/B1n8ea7FXU0/

Link: https://www.instagram.com/p/B1n8ea7FXU0/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B08XfH-lQki/