Home ShowBiz Përse u pendua Roberti, çfarë ndodhi me njoftimin për ndarje…
Përse u pendua Roberti, çfarë ndodhi me njoftimin për ndarje…
0

Përse u pendua Roberti, çfarë ndodhi me njoftimin për ndarje…

0
0

Njoftimi i djeshëm në Instagram i Robert Berishës për ndarjen nga këngëtarja Nora Istrefi, pati një impakt të jashtëzakonshëm në rrjetet sociale.

Të gjithë folën e komentuan pa fund për ndarjen e famshme, e madje ndarja e çiftit u bë lajmi i ditës kudo.

Por mesa duket Roberti nuk e ka menduar se lajmi do të bënte një jehonë kaq të madhe në media dhe duket se është penduar që e bëri publike, pasi vetëm 24 orë më pas në instagramin e tij ky postim nuk është më.

Roberti ka postuar në instastory disa video të së bijës, duke mos e përmendur më ndarjen.

Duket se vërshimi i komenteve negative pas lajmit, nuk është pritur mirë nga këngëtari, i cili ka menduar ta fshijë postimin.

Nga ana tjetër Nora ka vendosur të qëndrojë në heshtje, duke mos reaguar aspak lidhur me këtë lajm, pavarësisht komenteve pa fund edhe në fotot e këngëtares.

 

roberti reene

Link: https://www.instagram.com/robertberishaofficial/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BYIhC5UlfeK/