Dua Lipa del kundër kryeministrit anglez, këngëtarja reagon pas shpërndarjes së parlamentit
Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka dalë edhe një herë kundër vendimit për daljen e Britanisë nga BE.
Përmes një fotoje të shpërndarë në Instagram këngëtarja është shprehur kundër vendimit të kryeministrit anglez Boris Johnson që pezulloi punimet në parlament, me synim largimin e Britanisë nga BE, pa një marëveshje.
Dua ka shpërndarë një karikaturë ku shfaqet kryeministri i Anglisë me një lopatë në dorë.
Foto së bashku me nënshkrimin “Rip Demokracia Britanike”, shprehin qartë të gjithë opinionin kundër vendimit të kryeministrit.
Këngëtarja edhe më herët ka dhënë opinionin e saj lidhur me situatën politike në vend, duke u shprehur gjithmonë kundër daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian sidomos pa një marrëveshje, siç po pretendohet nga kryeministri aktual.
Link: https://www.instagram.com/dualipa/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bz5-Cb4BSCY/