Vetëm pak kohë na ndan nga sezoni i ri televiziv dhe moderatori Ardit Gjebrea ka vendosur të shfrytëzojë këto ditë të fundit për ti kaluar pranë plazhit.
Por në një foto të shpërndarë në instastoryn e tij, pamja që ofrohet nuk është aspak e këndshme.
Ai ka publikuar një foto nga një prej plazheve në vend, i cili është i mbuluar nga mbeturinat.
Gjendja katastrofike në të cilën është katandisur ky plazh i ka bërë shumë përshtypje moderatorit i cili e shoqëron foton me këtë koment ironizues: “Alienët e kanë bërë, se njerëzit jo nuk ndodh”
Gjendja në të cilën ndodhet plazhi është vërtetë për të ardhur keq dhe ky koment i moderatorit është mëse i drejtë.
Link: https://www.instagram.com/arditgjebrea/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0ebZK3npxL/