Home ShowBiz Sabiani sjell hitin e ri, por cila është vajza seksi që kërcen në klipin e tij…
Sabiani sjell hitin e ri, por cila është vajza seksi që kërcen në klipin e tij…
0

Sabiani sjell hitin e ri, por cila është vajza seksi që kërcen në klipin e tij…

0
0

Show Biz 2 është kënga që Sabiani ka prezantuar së fundmi për të gjithë fansat dhe dashamirësit e muzikës së tij.

Ritmet e këngës dhe videoklipi interesant mendohet ta shndërrojnë këtë prodhim të ri muzikor të këngëtarit në një hit shumë shpejt.

Kënga sjell një pjesë të jetës së natës nëpër klabet e kryeqytetit dhe këngëtari vjen me një klip të veçantë, ku shfaqen femra seksi që kërcejnë nën ritmet e këngës.

Ajo çka e bën edhe më interesant klipin është pjesmarja e një prej konkurenteve të “Miss Univers Albania 2018”, Serena Sula.

Bukuroshja, pjesë e klipit të Sabianit është e njohur gjithashtu edhe për sherrin me të dashurën e Ferros, Arbenitën.

Kujtojmë se vajzat pak kohë më parë patën një debat, pasi Arbenita u bë xheloze për disa foto që Serena  i kishte dërguar Ferros.

Ndërkaq kënga e Sabianit duket se po ecën mjaft mirë, pasi që nga momenti i publikimit ka marrë mjaft pëlqime dhe komente pozitive nga ata që e kanë dëgjuar.

 

https://www.youtube.com/watch?v=m4TEoTlQB1o

Link dhe burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=m4TEoTlQB1o