Home ShowBiz Urimi special i Alketës për “taramelen” në ditën e parë të shkollës, moderatorja emocionon me fjalët e veçanta
Urimi special i Alketës për “taramelen” në ditën e parë të shkollës, moderatorja emocionon me fjalët e veçanta
0

Urimi special i Alketës për “taramelen” në ditën e parë të shkollës, moderatorja emocionon me fjalët e veçanta

0
0

Dje ka nisur mësimi në të gjithë sistemin parauniversitar në vend, ku mijëra fëmijë janë rikther sërish në bankat e shkollës.

Me këtë rast nuk kanë munguar urimet kryesisht nga personazhet e njohur të ekranit të cilët kanë uruar jo vetëm fëmijët e tyre, por të gjithë ata që nisën shkollën.

Një urim i veçantë ishte ai i Alketës e cila zgjodhi të urojë të gjithë fëmijët dhe në veçanti Xhejzonin, fëmijën që spikati në emisionin “ Në kurthin e Piter Pan” me ëmbëlsinë e tij.

Ajo ka zgjedhur një foto së bashku me Xhejzon shkëputur nga emisioni si dhe një tjetër ku ai shfaqet përpara shkollës, për të uruar të gjithë fëmijët, ndërsa jep dy këshilla të rëndësishme lidhur me rëndësinë e dijes.

Ajo gjithashtu është shprehur e lumtur për Xhejzonin i cili është transferuar në Tiranë dhe ka nisur shkollën në kryeqytet falë shtëpisë dhe gjithë dashurisë që ju dhurua gjatë emisionit.

https://www.instagram.com/p/B2e8bq1HEI1/

Link: https://www.instagram.com/p/B2e8bq1HEI1/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bwu5Kelhtwe/