Astronautët nuk mund të derdhin lotë dhe të hanë bukë, ja cfarë nuk lejohet tjetër në hapësirë
Astronautët mund të qeshin sa të duan në hapësirë, por do ta kenë të pamundur të derdhin qoftë edhe një pikë loti.
E qara është e pamundur në hapësirë për shkak të mungesës totale të gravitetit, çka e bën të pamundur daljen e lotëve.
Por kjo nuk është e vetmja dukuri e pamundur në hapësirë.
Astonautët nuk mund të konsumojnë gjërat bazike siç është buka dhe disa pije, pasi është e pamundur të trasportohen dhe mbi të gjitha rezultojnë të rrezikshme për shëndetin.
Kripa, piperi dhe disa produkte të tjera të imëta mund të fluturojnë, të gëlltiten nga ekuipazhi dhe të rezultojnë tejet të dëmshme.
Nuk mund të shkruash në hapësirë, pasi mungesa e gravitetit nuk e lejon bojën të zbresë në fletë në momentin që takon me të.
Në hapësirë nuk mund të bësh një dush të nxehtë, në vend të tij astronautët lahen me ujë të distiluar nga lagështia e ajrit, ose ndonjëherë edhe me urinë.
Gjithashtu në hapësirë nuk mund të kryesh marrëdhënie seksuale.
Edhe pse ka dyshime që mund të ketë ndodhur, praktikisht një gjë e tillë rezulton totalisht e pamundur.
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/space-research-science-astronaut-41162/