Ajo di gjithmonë si të jetë në qendër të vëmendjes, me apo pa qëllim Enca godet gjithmonë në shenjë në çdo dalje publike të saj.
Këngëtaren e kemi parë së fundmi me pushime në Turqi nën shoqërinë e familjes, ndërsa poston vazhdimisht video e foto të cilat marrin gjithmonë shumë pëlqime e komente kryesisht pozitive.
Së fundmi ajo ka postuar një foto para pasqyrës, ndërsa shihet teksa ka hequr pjesën e sipërme të veshjes që duket si një kostum banjoje trup.
Ajo shfaqet në foto me një palë recipeta të zeza, duke ekspozuar format e saj, ndërsa miqtë dhe fansat e kanë komplimetuar këngëtaren.
Moderatorja Aulona Musta e quan atë një Bishë, ndërsa Enca ja kthen komentin duke i shkruar: “Kur e thua ti”.
Këngëtaren do ta shohim shumë shpejt edhe në rolin e aktores, në filmin e Ermal Mamaqit “I love Tropoja”.
Ende nuk është zbuluar roli që do të ketë Enca në film, por fansat e saj mezi po presin ta shohin në rolin e aktores.
Xhirimet e filmit tashmë kanë përfunduar, ndërsa mbetet vetëm që të shfaqet në ekranin e madh.
https://www.instagram.com/p/B2hRIoVACj1/Link: https://www.instagram.com/p/B2hRIoVACj1/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BzyCnryASxa/