Home ShowBiz Aktorja e njohur abuzohet në moshën 15 vjeçare, e ëma e alkolizuar merr 500 dollarë nga përdhunuesi
Aktorja e njohur abuzohet në moshën 15 vjeçare, e ëma e alkolizuar merr 500 dollarë nga përdhunuesi
0

Aktorja e njohur abuzohet në moshën 15 vjeçare, e ëma e alkolizuar merr 500 dollarë nga përdhunuesi

0
0

 

Aktorja e njohur e Hollywoodit Demi Moore ka vendosur të shkruajë së fundmi një libër me rrëfime nga fëmijëria dhe jeta e saj.

Në një pjesë të librit, aktorja flet për fëmijërinë e vështirë dhe marrëdhënien jo fort të mirë me të ëmën e alkolizuar.

Ajo ka rrëfyer për herë të parë një prej momenteve më dramatike të jetës së saj në adoleshencë.

Në moshën 15 vjeçare ajo është abuzuar seksualisht nga një burrë i cili ka paguar të ëmën e saj me shifrën e 500 dollarëve.

Kjo është një ngjarje e errët në jetën e saj të cilën e ka bërë publike për herë të parë gjatë një interviste në një radio amerikane, ndërsa rrefeu gjithashtu se ngjarjen e ka treguar me detaje edhe në librin që po përgatitet të hedhë në treg shumë shpejt.

Një pjesë të librit 56 vjeçarja, ja ka kushtuar përpjekjeve për të fituar famë në Hollywood në fillimet e karrierës si dhe marëdhënies së saj me ish bashkëshortin Ashton Kutcher.

Link: https://pagesix.com/2019/09/23/demi-moore-says-man-raped-her-at-15-then-paid-alcoholic-mom-500/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2hHWdUnQEl/