E bija e Rudinës përvesh mëngët dhe gatuan, pamja e vogëlushes dhe gjendja kuzhinës do t’ju bëjnë të qeshni me lotë
Vogëlushja Viktoria e bija e aktores Rudina Dembacaj duket se e ka me qejf gatimin.
Në një video të shpërndarë në instagramin e aktores shfaqet Viki e cila po gatuan kaneloni.
Ajo shihet ndërsa merr spinaqin dhe e ngjesh sipër tavës me makarona, duke bërë rrëmujë në kuzhinë.
Pamja e vogëlushes ndërsa po gatuan do t’ju bëjë përvete.
Në video dëgjohet Rudina e cila e pyet se me çfarë do i gatuajë kanelonit dhe ajo dëgjohet të thotë me spinaq dhe rikota.
Ndërsa në momentet kur Rudina i thotë kush do e pastrojë rrëmujën në kuzhinë, vogëlushja nuk ndihet dhe bën një fytyrë vërtetë shumë të ëmbël si e zënë në faj.
Rudina u përfol së fundmi për një ndarje nga bashkëshorti, por gjithçka mbeti në kuadrin e thashethemeve, pasi asnjë prej të dyve nuk ka komentuar lidhur me këto zëra.
Link: https://www.instagram.com/rudinadembacaj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2SOItHHXGi/