Home ShowBiz Bora Zemani dhe Jonida Maliqi së bashku në një emision? Çfarë po kurdisin ato të dyja
Bora Zemani dhe Jonida Maliqi së bashku në një emision? Çfarë po kurdisin ato të dyja
0

Bora Zemani dhe Jonida Maliqi së bashku në një emision? Çfarë po kurdisin ato të dyja

0
0

Pas emisioni 3-shat, moderatorja Bora Zemani po përgatit një projekt të ri, ku mesa duket do të flasë për modën.

Në një foto të shpërndarë në instagramin e saj, Bora shfaqet  në një foto, ku zbulon emrin e emisionit të ri i cili do të titullohet “Mendo si do më vishje”.

Bora nuk ka zbuluar asnjë gjë më shumë, por në këtë emision mund të vijë bashkë me Jonida Maliqin.

Kjo e fundit në instagramin e saj ka postuar një foto ku shfaqet me një stil të viteve 60, ndërsa thotë: “Nuk ka ashensor për suksesin, duhet të ngjisësh shkallën, vijmë se shpejti në tring”.

Kjo na bën të mendojmë se vajzat mund ta drejtojnë së bashku këtë emision, ose Jonida duke u nisur nga stili i saj i veçantë mund të ketë një rol gjykues në këtë spektakël.

Gjithçka mbetet për tu parë në momentin që do të shfaqet ky emision.

Jonida dhe Bora kanë qenë së fundmi në qendër të vëmendjes sa i takon romancës së tyre me aktorët e njohur të humorit, vëllezërit binjak Romeo dhe Donald Veshaj.

https://www.instagram.com/p/B2zaTeMDaIA/

Link: https://www.instagram.com/p/B2zaTeMDaIA/

https://www.instagram.com/p/B21XpWcnVur/

Link: https://www.instagram.com/p/B21XpWcnVur/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2MstPTFZNk/,  https://www.instagram.com/p/B2d337jDpfU/