Djali i Arbanës nis të gatuajë, videoja e tij në kuzhinë duke hapur petë do t’ju argëtojë pafund
Moderatorja Arbana Osmani ka një pasion të lindur për gatimin.
Atë e shohim vazhdimisht duke postuar video e foto të ndryshme në instagramin e saj ku shfaqet duke gatuar receta të ndryshme.
Duket se këtë pasion e ka trashëguar edhe i biri.
Edhe pse shumë i vogël në moshë, vogëlushi Jon shfaqet në kuzhinë së bashku me gjyshen, të ëmën e Arbanës duke hapur brumin për të bërë gatit pitet.
Vogëlushi duket mjaft i interesuar për këtë proces, pasi e shohim mjaft të përqëndruar në punën e tij.
Krahas videos Arbana shkruan: “E kemi në gjak”, ndërsa në videon tjetër e konsideron të birin si shefin e saj të preferuar.
Vogëlushi është aq i përqëndruar në punën e tij saqë edhe Arbanës mezi i përgjigjet kur e pyet se çfarë është duke bërë.
Link: https://www.instagram.com/arbanao/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0Vze-lA_bz/